Ministri italian i punëve të brendshme, Roberto MaroniCamorra i shpall luftë Italisë
Mafia nga jugu i Italisë i ka shpallur luftë civile shtetit, ka deklaruar ministri italian i Punëve të brendshme, Roberto Maroni. 
Ai ka deklaruar se mafia lokale Camorra po tenton të asgjësojë
çfarëdo rezistence ndaj fuqisë së saj kriminale.
Ministri ka folur pasi që qeveria ka njoftuar se do të
dërgojë 500 ushtarë në rajonin e
Napolit për t’i ndihmuar policisë në luftën kundër sindikatave kriminale lokale.
Ky aksion ka rrjedhur si pasojë e vrasjes së
javës së kaluar të gjashtë afrikanëve dhe një
italiani në afërsi të Napolit, të cilat i ngarkohen pikërisht Camorras.