Number of posts: 155 Age: 15 Registration date: 2008-09-30
Subject: Golf i Ri GTI Sun Oct 12, 2008 10:42 am
Golfi i ri GTI nën reflektorët e Parisit
Panairi i automjeteve në Paris është hapur edhe zyrtarisht. Kanë filluar prezantimet e para mediale, derisa premierën botërore e ka përjetuar edhe Golfi i ri i gjeneratës së gjashtë, si dhe versioni i tij sportiv – GTI. GTI i ri duket dukshëm më agresiv sesa paraardhësi i tij për të cilën gjë mund t’i falënderohet thithësit masiv të ajrit nën rrjetin e ftohësit. Siç është supozuar, automjeti do të futet në lëvizje nga dylitërshi i përpunuar katër-cilindërsh me turbo-mbushës i cili tani zhvillon 10 KF më shumë, respektivisht 210 KF. GTI deri në shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë arrin për 7.2 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 239 km/h. GTI i ri ka moment më të mirë të nisjes me rrotullime më të ulëta. Sa u përket shpenzimeve, në ciklin e kombinuar evropian tani ai do të kalojë 100 kilometra me 7.5 litra.