Inspirimi i prodhuesit të automjeteve Mazda për një veturë të re konceptuale, është
marrë nga natyra. Uji, që konsiderohet si materie me e rëndësishme për
jetën në Tokë, i ka inspiruar ideatorët e modelit të Mazdas, Kiyora.Jo
vetëm se është dizajnuar në formë të një pike uji, dhe me ngjyra të
ujit, por kjo veturë mbledh të reshurat e shiut dhe e pastron ujin me
anë të filtrave. Madje pas filtrimit, ujin mund ta konsumoni për pije.
Mazda Kiyora vjen me pllaka solare, të cilat prodhojnë rrymën për nevojat e veturës.
Kjo veturë ka motor shumë efikas 1.3 litërsh me katër cilindra. Ky fakt
nuk është shumë i mirëpritur nga aktivistët e lëvizjes së të gjelbërve
dhe veturave elektrike, mirëpo për dëmtimin e ambientit mund të flasim
vetëm pasi Kiyora të bëhe...